Real Madrid – Atletico Madrid, formacionet e mundshme

Nesër në orën 21:00, do të luhet ndeshja ndërmjet Real Madrid dhe Atletico Madrid, në kuadër të xhiros së 13-të të La Ligas.

Sport

11/12/2020 20:54

Atletico Madrid qëndron në krye të tabelës, me 26 pikë gjithsej, ata gjithashtu kanë mbrojtjen më të mirë me vetëm dy gola të pranuar.

Në anën tjetër, Real Madrid qëndron në pozitën e katërt me 20 pikë gjithsej, por mbrojtja e tyre ka pranuar tashmë 12 gola.

Para ndeshjes, trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, thuri lëvdata për homologun e tij, Diego Simeone, ku tha se është një trajner fantastik, dhe një rival i denjë.

Për ‘Los Blancos’ pritet të mungojnë Eden Hazard, Martin Odegaard, Luka Jovic, të cilët mungojnë shkaku i lëndimit.

Tek ‘Los Colchoneros’ pritet të mungojnë Diego Costa dhe Jose Maria Gimenez.

Formacionet e mundshme./Lajmi.net/

Real Madrid: 4-3-3, Courtois; Carvajal, Varane, Ramos, Mendy; Modric, Casemiro, Kroos; Vinicius, Benzema, Asensio.

Atletico Mardid: 4-4-2, Oblak; Trippier, Savic, Felipe, Hermoso; Llorente, Koke, Saul, Carrasco; Felix, Suarez.