Sulm kibernetik ndaj ueb-faqes së Trustit
Afati i aplikimit për 10 përqindësh ka filluar nga ora 15:00.
Lajme
Ueb-faqja e Trustit ka qenë cak i sulmeve kibernetike, në ditën kur është paraparë të nisë aplikimi online, për tërheqjen e 10% të kursimeve.
Zëvendësdrejtori i Trustit Agron Krasniqi, në një konferencë për medie ka konfirmuar se faqja ka rënë shkaku i tentativave për sulme kibernetike.
Edhe pse procesi i aplikimit online ishte paraparë që të niste nga ora 15:00, por faqja e internetit ka rënë nga funksioni qysh para orës 15:00.
Në bazë të Ligjit për rimëkëmbje ekonomike, qytetarët do të kenë mundësi që të tërheqin vetëm 10 për qind të shumës së siguruar për kursime pensionale. /Lajmi.net/