Hajnat vjedhin kamionin me PlayStation 5
Thuhet se ka pasur 27 sulme të këtij lloji në Britaninë e Madhe vetëm këtë vit.
Auto & Tek
Bandat kriminale në Mbretërinë e Bashkuar kanë vjedhur PS5 nga një kamion në lëvizje. Ata hipën mbi çatinë e makinës së tyre dhe u futën në kamionin që mbante PS5, sikur të ishte diçka nga filmi Fast and Furious.
Ky marifet njihet si “Rollover”, siç raportohet nga The Times. Pajisjet televizive, produktet kozmetike, telefona inteligjentë dhe cigare janë gjithashtu mallra të vjedhura nga këta hajna, transmeton Lajmi.net.
Thuhet se këtë vit kanë ndodhur të paktën 27 vjedhje të këtij lloji në Britaninë e Madhe. Ato që ndodhën midis janarit dhe shtatorit 2020 thuhet se kanë shkaktuar dëme prej mbi 70 milionë euro, sipas Shërbimit Informativ Kombëtar të Krimeve të Automjeteve Britanike.
Bandat zakonisht përdorin tre automjete për të rrethuar kamionin – një përpara, një prapa dhe një anash. Njëri prej kriminelëve ngjitet nga pjesa e pasme e kamionit. Zakonisht hajduti përdor një mjet për të hapur dyert e pasme të kamionit të dorëzimit. Ai u hedh paketat drejt makinës që është prapa tij. Konzola e re e Sony, PS5, aktualisht është më e kërkuara në botë. /Lajmi.net