Çfarë i ndodh trupit nëse flini më pak se 6 orë?
Flini më pak se 6 orë gjumë? Ja çfarë ndodh me trupin tuaj në këtë rast.
Lifestyle
Të rinjtë zakonisht flenë shumë vonë gjatë mbrëmjes dhe ngrohen herët në mëngjes për punë, shkruan “IconStyle”.
Në shumicën e rasteve nuk e plotësojnë 8 orarshin e domosdoshëm për jetesë të shëndetshme dhe kjo gjë shoqërohet me probleme të shumta për trupin, transmeton lajmi.net.
Shtim në peshë
Orët e pakta të gjumit rrisin rrezikun e mbipeshës me 15%. Kjo sepse hormoni leptin zvogëlohet, gjë që sinjalizon se jemi të ngopur dhe rrit hormonin që stimulon urinë, grelinën.
Dehidratimi
Sipas hulumtimeve të fundit, kur trupi nuk plotëson të paktën 8 orët e nevojshme, ai dehidrohet gradualisht.
Dhe këtë mund ta kuptoni me ndjenjën e lodhjes që keni gjatë ditës, për shkak të dehidratimit të trupit. Prandaj, kur flini disa orë, sigurohuni të pini më shumë ujë gjatë ditës.
Kujtesë e dobët
Sipas ekspertëve, rrugët midis qelizave të trurit krijohen gjatë gjumit. Kështu, tek ata që flenë disa orë, gatishmëria dhe përqendrimi mund të bien deri në 32%.
Sëmundje të zemrës
Mungesa e gjumit për një kohë të gjatë shoqërohet me presion të lartë të gjakut dhe nivele më të larta të inflamacionit. Si rezultat, rreziku i shfaqjes së sëmundjeve të zemrës rritet në planin afatgjatë. /Lajmi.net/