Komuna e Vushtrrisë ndan 251.000 euro për bizneset

Komuna e Vushtrrisë ka ndarë 251 mijë euro ndihmë ekonomike për bizneset që po përballen me vështirësi si pasojë e pandemisë COVID-19.

Lajme

10/12/2020 11:35

Sipas njoftimit të komunës, nga 569 biznese të cilat i janë përgjigjur thirrjes për aplikim, 513 prej tyre kanë përfituar nga pakoja ekonomike për sektorin e mikro-biznesit në Vushtrri.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka bërë të ditur se përfituesit do të marrin mjetet sapo të procedohen nga Thesari i Shtetit.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Vushtrrisë, të nderuar biznesmen të vyer dhe punëtor vushtrrias
⚪️
251.150 ? nga pako ekonomike e Komunës sot është dërguar si ndihmë për sektorin e mikro biznesit në Vushtrri ✅
?513 biznese do ju dalin mjetet sapo të procesohen nga Thesari i shtetit?
⚪️Së bashku do ta mposhtim këtë #coronavirus ?? /Lajmi.net/