Mbillen drunj në kryqëzimin e autoudhës “Arbër Xhaferi” e “Ibrahim Rugova”
Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, bashkë me drejtorin e organizatës “Let’s Do It Kosova”, Luan Hasanaj kanë bërë mbjelljen e 150 drunjve në kryqëzimin e autoudhëve “Arbën Xhaferi” dhe “Ibrahim Rugova”
Lajme
Më 4 nëntor Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me organizatën Let’s Do It Kosova për fushatën “T’i japim vendit ngjyra”, përmes së cilës synohet që brenda 10 vjetësh të mbillen 1.8 milionë drunj.
“Sot kemi mbjellë 150 drunjë në kryqëzimin e auto-udhëve “Ibrahim Rugova” dhe “Arbën Xhaferi”, bashkë me organizatën “Ta Pastrojmë Kosovën”.
Kjo iniciativë është në kuadër të fushatës “T’i japim vendit ngjyra”, që edhe Ministria e Infrastrukturës e ka nënshkruar memorandumin.
Mbjellja e drunjve do të ketë ndikim në përmirësimin e ambientit dhe zbukurimin e auto-udhëve dhe do të vazhdojë në të gjithë Kosovën”, ka shkruar ministri Arban Abrashi. /Lajmi.net/