Labi dhuron disa aparatura për prodhimin e oksigjenit në Gjakovë, viziton pacientët me COVID
Labinot Tahiri ka dhuruar aparaturat e para për prodhimin e oksigjenit në spitalin e Gjakovës.

ShowBiz
Këngëtari Labinot Tahiri, ditë më parë bëri të ditur se do të bëjë donacion për spitalet, të cilat këto ditë po përballen me mungesë të oksigjenit, shkruan lajmi.net.
Ai tashmë ka siguruar 20 aparatura për oksigjen shumca e të cilave është 20 mijë euro, ndërsa ka filluar edhe shpërndarjen e tyre, aty ku ka nevojë.
Mëngjesin e sotëm, Labi ka vizituar spitalin e Gjakovës, ku dhuroi disa aparatura për prodhimin e oksigjenit.
Ai po ashtu vizitoi disa pacientë të shtrirë në Klinikën Infektive, kurse bëri të ditur se do të vazhdojë edhe në disa komuna të tjera.
“Përshëndetje të gjithëve!
Sot në Gjakovë , dhuruam donacionin e parë nê mungesë të oksigjenit, ( aparaturat për prodhimin e OKSIGJENIT).
Aty ishim në Klinikên Infektive dhe vizituam disa pacientë!
Konsideratë për stafin mjeksorë të cilët ishin nën përkujdesjen e pacientëve në rrethana edhe më të veshtira.
Vazhdojmē në Komuna të tjera!
Të shpëtojmë jetë….!
Me respekt, Labi KOSOVË E SHQIPËRISË”, shkruan ai.
View this post on Instagram
Ndryshe, Labinot Tahiri gjatë ditës së djeshme bëri të ditur se do të ndihmojë edhe në grumbullimin e parave për shërimin e polices Visare Hyseni, e cila vuan nga leukemia. /Lajmi.net/
View this post on Instagram