Paratici i hap derën Pogbas: E duam shumë, është lojtar i shkëlqyeshëm

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici është pyetur nëse është i interesuar për mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogba.

Sport

09/12/2020 09:48

Agjenti i lojtarit, Mino Raiola zbuloi se francezi nuk është i lumtur në “Old Trafford” dhe dëshiron largimin sa më parë, transmeton lajmi.net.

Paratici ka theksuar se e duan Pogban, por nuk ka pranuar të flas sepse është lojtar i Unitedit.

“Kjo nuk është pyetja e duhur, mendoj se do të kushtojë. E duam shumë, e dimë që është lojtar i shkëlqyeshëm, por tani është lojtar i Manchester Unitedit”, deklaroi ai.

Pogba dje nisi ndeshjen nga stoli dhe ishte në listën e golashënuesve në humbjen ndaj RB Leipzigut./Lajmi.net/