Fakte për Korenë e Jugut që tregojnë se ne nuk do t’i kuptojmë kurrë

Këto po që nuk i keni ditur!

Fun

07/12/2020 12:52

Korea e jugut është një nga vendet më të bukura në botë dhe me një nga kulturat më të pasura, shkruan “BrightSide”.

Ka shumë persona në Kore që e duan stilin e jetesës perëndimore, mirëpo kanë shumë veprime ose dukuri që për një person të jashtëm mund të jenë të pakuptueshme, transmeton lajmi.net.

Operacionet plastike janë jashtëzakonisht të populluara.

Një në pesë femra ka një operacion plastik. Operacionet konsiderohen shumë normal këtu. Në fakt, prindërit shpesh paguajnë për operacione plastike të fëmijëve të vetë si dhuratë diplomimi.

Intervenimi dental është shumë i kushtueshëm

Të gjithë koreanët jugorë përpiqen të kujdesen jashtëzakonisht shumë për dhëmbët e tyre, sepse dentistët janë shumë të shtrenjtë. Të gjithë mbajnë brushë të dhëmbëve në çantë dhe i pastrojnë dhëmbët pas çdo konsumi. Shumë lokale ofrojnë brusha falas për përdorim.

Të gjithë përdorin produkte kozmetike

Të gjithë kujdesen për fytyrën dhe flokët e tyre. Ata përdorin një numër jashtëzakonisht të lartë të produkteve për të arritur atë dukjen e shkëlqyeshme, transmeton lajmi.net. Është e rëndësishme edhe për meshkujt që të dalin sa më të stiluar.

Minifundet janë shumë të popullarizuar

Mund të shohësh gra që punojnë puna zyrtare tek veshin minifunde, sepse janë një pjesë shumë e rëndësishme e modës në Kore. Por, kurrë nuk do të shohësh një femër që ka nxjerrë gjoksin.

Koreanët pinë shumë

Prija e alkoolit në Kore është si një formë e lidhjes shoqërore mes njerëzve. Ata luajnë shumë lojëra që kanë qëllim ti dehin të gjithë lojtarët sa më shpejtë. Këtë mund ta shihni edhe personat zyrtarë duke e bërë, transmeton lajmi.net.

Ata janë thjeshtë të çmendur pas ushqimit

Një korean shpeshherë nuk do të pyes “Si je?” por do të të pyes “A ke ngrënë mirë?”. Të mos hash një vakt është mëkat për ta. Restorantet mund të shihen ne çdo qoshe të qytetit.

Kontakti fizik është shumë normal

Në shumicën e shteteve të tjera, dy burra duke mbajtur duart shihet si shprehje e lirshme e lidhjes së tyre. Por jo në Kore. Këtu është shumë e pranueshme dy djem të mbajnë duar ose të ulen në prehër të njeri tjetrit apo të prekin flokët. Në fakt, lidhjet mes gjinisë së njëjtë shihen negativisht.

Ata nuk shkruajnë me ngjyrë të kuqe

Ata besojnë se nëse e shkruan emrin e dikujt me ngjyrë të kuqe, diçka shumë e keqe do iu ndodhë, ose në rastin më të keq, personi do të vdes. /Lajmi.net/