Mashtruesit po shënjestrojnë personat e dëshpëruar për të gjetur punë duke krijuar reklama të rreme
Mashtruesit po postojnë oferta pune të rreme për të bindur personat e papunë që të japin informacionin e tyre llogarisë bankare.
Fun
Rreth 25 mijë persona deri më tani janë përballur me këtë problem, teksa kriminelët po i shënjestrojnë të papunët, shkruan “TheSun”.
Këto mashtrime nuk janë të reja, por kohët e fundit, që nga fillimi i pandemisë është vrenjtur një rritje e dukshme në këtë problem, transmeton lajmi.net.
Gjatë vitit 2016, me këtë metodë janë njoftuar të jenë vjedhur me qindra mijëra euro.
Këtë vit është vërejtur një rritje prej 65% e numrit të mashtrimeve dhe tentativave.
Këto mashtrime janë jashtëzakonisht të sofistikuara, duke përdorur agjenci të rekrutimeve të rreme, duke mbajtur intervista të gjata me aplikantët dhe gjithashtu duke iu dhënë email dhe numër kontaktues të kompanisë.
Këto mashtrime ndahen në dy tipe:
Ato që iu kërkojnë para në mënyrë që të siguroni punën. Ato mund të jenë për të paguar para në një trajnim online nga stafi profesional për të iu aftësuar për atë punë. Por këto kurse janë plotësisht të pavlera dhe në fund të tyre iu nuk do të merrni punën.
Tipi tjetër kërkon pagesa për kontrollin e të kaluarës kriminale, ose pagesa për fluturime dhe sigurime të vizave për shtete të tjera.
Është e vështirë për të identifikuar këta kriminel, por nëse nuk keni mjaftueshëm informacione për kompaninë, keni kujdes me çfarë iu kërkojnë dhe çfarë iu ofroni. /Lajmi.net/