Hakimi: Jam i dobishëm për Inter

Inter fitoi me rezultatin 3-1 ndaj Bolognas, në kuadër të xhiros së 10-të të Serie A.

Sport

06/12/2020 08:24

Protagonisti i ndeshjes, ishte Achraf Hakimi, i cili shënoi dy gola në pjesën e dytë.

“Njerëzit thonë se kam ndryshuar, por un jam prap i njëjti, unë vetëm sa kam punuar fort dhe jam munduar të përshtatem në një ligë të re dhe në një ekip të ri, jam prap Hakimi”, tha marokieni për “DAZN”, transmeton lajmi.net.

“Po mundohem të mësoj gjuhën, to njoh qytetin dhe njerëzit, nuk duket shumë ndryshe nga spanjishtja, nuk do të marrë shum kohë”, tha ai.

“Conte më flet për lëvizjet në fushë, dhe do të bëhen natyrale me kalimin e kohës. Kuptoj që shpejtësia ime është e vyer, prandaj kur shoh hapsira para meje vrapoj, dal përpara dhe ndihmoj ekipin”, përfundoi Achraf Hakimi./Lajmi.net/