Lajmi i fundit: Elseid Hysaj shërohet nga COVID-19
Mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj ka rezultuar negativ me COVID-19 dhe është rikthyer në Itali.
Sport
Shqiptari mungojë që prej kohës kur doli pozitiv në analizat e COVID-19 kur ishte duke përfaqësuar Kombëtaren e Shqipërisë, transmeton lajmi.net.
Sipas Corriere del Mezziogiorno, testi i fundit ka dal negativ dhe lojtari do lejohet të rikthehet të Napoli.
26-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar shtatë ndeshje për skuadrën e Gennaro Gattusos.
Kontrata momentale Hysaj i skadon në qershorin e vitit 2021 dhe ende s’ka rinovuar me “Napolitanët”./Lajmi.net/