Çfarë po ndodh? Monoliti identik me atë në SHBA shfaqet edhe në Ballkan

Një monolit metalik identik me atë që u zbulua disa ditë më parë në shtetin Utah të SHBA-së, është paraqitur mbi një kodër në Rumani, jo larg një fortese historike.

Fun

30/11/2020 21:10

Paraqitja e strukturës misterioze në shtetin ballkanik vjen pothuajse në të njëjtën kohë kur monoliti u largua nga shkretëtira në Utah nga “njerëz të panjohur”, thanë autoritetet e vendit vikendin e kaluar, transmeton Lajmi.net.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by David Surber (@davidsurber_)

Shtylla e shndritshme u gjet të enjten e kaluar në kodrën Batca Doamnei në qytetin e Piatra Neamtit, në verilindje të Luginës Neamt, raporton Daily Mail.

Monoliti ishte disa metra larg fortesës daciane Petrodava, një monument i rëndësishëm arkeologjik dhe një fortesë që ishte ndërtuar nga populli dacian, mes viteve 82 dhe 106 para Krishtit.

Fortesa daciane është monumenti më i vjetër historik në rajon. Besohet se fortesa ishte djegur në shekullin e dytë pas Krishtit gjatë kohës ku romakët pushtuan rajonin, edhe pse rrënojat e fortesës ende shihen, bashkë me murin që rrethonte qytetin dikur.

Objekti i çuditshëm është i ngjashëm me atë që u gjet dhe u zhduk së fundmi në shkretëtirën e Utah-së. Origjina e objektit metalik katër metra të lartë mbetet ende e paqartë. /Lajmi.net