Japonia në krizë: numri i vetëvrasjeve më i lartë se kurrë më parë

Numri i viktimave të vetëvrasjes gjatë muajit tetor më i lartë se numri i viktimave të Covid-19, pasojat më ta mëdha vërehen tek femrat.

Fun

30/11/2020 12:34

Gjatë muajit tetor në Japoni, numri i rasteve të vetëvrasjes e ka kaluar atë të viktimave të Covid-19 duke arritur shifrën më të lartë të regjistruar ndonjëherë, shkruan “DailyMail”.

Shteti është i njohur si vendi me më së shumti raste të vetëvrasjes në botë dhe ka regjistruar gjithsej 2,153 raste vetëm gjatë muajit të fundit tetor, transmeton lajmi.net.

Ndërsa numri i viktimave të Covid-19 gjatë tetorit ka qenë 2,087 persona.

Michiko Ueda, një profesoreshë nga Universiteti Waseda në Tokio ka thënë për CNN: “Ne as nuk patëm një mbyllje totale sikur shumica e shteteve që tjera si pasojë e Covid, dhe impakti është minimal në krahasim me shtetet tjera por prapë se prapë kemi një rritje drastike në numrin e vetëvrasjeve”.

Kjo sugjeron se edhe vendet e tjera mund të kenë një rritje të ngjashme në rastet e vetëvrasjeve si pasojë e rrethanave të vështira në të cilat po jetojmë.

Numri i vetëvrasjeve tek femrat është rritur për 83% në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton lajmi.net.

Femrat, që përbëjnë një shifër të madhe të stafit të bizneseve të vogla, janë përballur më shumë me humbjet e vendeve të punës si pasojë e pandemisë.

Ato gjithashtu kanë qenë më të ekspozuara ndaj dhunës fizike dhe psikike nga bashkëshortët, baballarët, vëllezërit etj.

Gjithashtu ankthi dhe stresi i mirëqenies së fëmijëve të tyre ka pasur një rritje.

Vitin e kaluar, Japonia ka regjistruar numrin më të ultë të vetëvrasjeve (me 20 mijë viktima), që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1978. /Lajmi.net/