Vajza 22 vjeçare vdes prej kancerit në qafë të mitrës pasi mjekët e kthyen në shtëpi 15 herë duke i thënë se ajo është e shëndetshme
Mjeku e ktheu në shtëpi dhe e bindi vajzën se ajo ishte e shëndetshme dhe nuk kishte nevojë për skanime për të diagnostikuar kancerin, sepse ajo është e shëndetshme vetëm për të rezultuar në vdekjen e vajzës.
Fun
Emma Swain, 22 vjeçe iu lut mjekut specialist që të bënte një test që vërtetonte se ajo kishte kancer pasi përjetoi disa simptoma, por iu tha se ishte shumë e re, shkruan “TheSun”.
Doktorët i thanë se ishte faji i kontraceptivëve dhe se ajo ishte e shëndetshme, duke mos e lejuar atë të testohet, transmeton lajmi.net.
Emma i kërkoi mjekut një test për herë të parë pasi ajo ishte dhimbje të shpinës dhe gjakderdhje pas marrëdhënieve seksuale.

Mjeku e refuzoi si shkak se k testim iu orohet vetëm femrave mbi moshën 25 vjeçe.
Mjeku specialist e pranoi pas vdekjes së vajzës se nëse ajo ishte testuar kur ajo e kërkoi, ajo do të mund të mbijetonte.
Darren Swain, i shkatërruar nga vdekja e vajzës së tij tha për mediat “Të shikosh një prej fëmijëve të tu tek vdes dhe të dish se mund të kishit parandaluar vdekjen, është vërtetë e vështirë ta pranosh”.

“Ne iu besuam mjekëve, sepse ata janë profesionistët, ata duhet të dinë se çfarë po bëjnë. Kurrë nuk do t’i falë”, shprehet ai.
Mjeku i kishte thënë se ajo po shqetësohej për asgjë dhe kjo i kushtoi jetën Emmas. /Lajmi.net/