Dy burra arrestohen pasi që i prenë kokën policëve dhe i shitën për një ritual

Lajm tronditës – dy burra janë arrestuar pasi i prenë kokat dy policëve dhe i shitën ato për një ritual makabër.

Fun

30/11/2020 10:36

Dy burra u arrestuan nën akuzën se kishin prerë kokat e dy policëve dhe i kishin shitur, shkruan “DailyStar”.

Hetuesit në Nigeri, janë duke u munduar të zgjidhin çështjen tmerruese dhe mediat lokale kanë raportuar se të akuzuarit janë përpjekur të tërheqin më shumë persona në tregtinë ilegale, transmeton lajmi.net.

Të dyshuarit të quajtur Aliu Mubarak dhe Adewale Abiodun, kanë rrëfyer krimin gjakatarë para policisë dhe kanë pranuar akuzat.

Zyrtarët thonë se dy burrat janë të akuzuar për copëtim dhe shitje të viktima për 1 mijë Naira(përafërsisht 2200 euro).

Ata u arrestuan pasi dikush rrëfeu të kishte blerë kokat nga dyshja. Burri gjithashtu i tha policisë se ai kishe planifikuar t’i përdorte kokat për një ritual.

Policët janë vetëm dy nga viktimat që erdhën si shkak i protestave të dhunshme, gjatë të cilave u vranë disa polic.

Ata u  vranë gjatë protestave në tetor.

Blerësi i kokave tha se ai donte ti përdorte kokat për një ritual që do ta bënte të pasur.

Zyrtarët kanë thënë se deri më tani janë arrestuar pesë persona të lidhur me krimin. /Lajmi.net/