Simeone: Maradona ishte dhe është më i miri
Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka folur për legjendën argjentinase Diego Maradona, që ndërroi jetë dje.

Sport
Simeone luajti me Maradonën të Sevilla në vitet e hershme të 1990 gjithashtu edhe të Kombëtarja e Argjentinës, përcjellë lajmi.net.
Tekniku argjentinas u shpreh se një legjendë i ka lënë, ndërsa ka besimin se Maradona ishte dhe është më i miri.
“Një legjendë na ka lënë. Gjenerata jonë, në moshën tetë ose nëntë vjeçare e shikoi Diegon”.
“Ai ka dhënë shumë për futbollin, Maradona është futbolli. Ai me ndihmi të Sevilla kur isha i ri dhe me tregoi çfarë nënkupton të luash për Argjentinën. Ai ishte dhe është më i miri”, deklaroi ai.
Maradona kaloi tri sezone në Spanjë, dy te Barcelona dhe një të Sevilla, pastaj iu bashkua gjigantit italian, Napoli, me të cilët bëri historinë./Lajmi.net/