Lance Stroll për herë të parë siguron ‘Pole Position’ në Formula 1

Lance Stroll ka siguruar ‘Pole Postion’ për herë të parë në karrierën e tij në Formula 1.

Sport

14/11/2020 15:01

Shoferi kanadez ka performuar më së miri në kualifikime për Çmimin e Madh të Turqisë.

Do të jetë hera e parë për Stroll që e nis një garë nga vendi i parë, shkruan lajmi.net.

Drejtuesit e Mercedes nuk regjistruan paraqitje të mirë, me Lewis Hamilton që do të niset vetëm nga vendi i gjashtë.

I dyti në garën për Çmimin e Madh të Turqisë do të niset Max Verstappaen, ndërsa Sergio Perez në vendin e tretë.

Renditja vazhdon me Alexander Albon dhe Daniel Ricciardo./Lajmi.net/