Ancelotti: James ishte i dëshpëruar të Reali

Trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti ka zbuluar se mesfushori James Rodriguez ishte i dëshpëruar të Real Madridi.

Sport

13/11/2020 22:22

Kolumbiani pas një edicioni jo të mirë me “Los Blancos”, iu bashkua klubit anglez, aty ku është duke shkëlqyer, transmeton lajmi.net.

Tekniku italian ka zbuluar se James ishte i dëshpëruar të skuadra e Zinedine Zidane për shkak të minutazhës së ulët.

“Së pari, James dëshironte të gjente skuadër ku mund të luante më shumë se në Real Madrid”,

“Ai kaloi kohë në Spanjë, në Madrid dhe nuk luajti shumë. Ai dëshironte sfidë të re dhe ishte i dëshpëruar”, deklaroi ai.

James ka qenë fenomenal në Premierligë duke realizuar tri gola në pesë xhirot e para dhe iu ndihmoi të jenë në kreun e tabelës për një periudhë të shkurtër./Lajmi.net/