Ish agjenti i Benzema kritikon Varanen: Ai është hija e vetës

Ish agjenti i Karim Benzema-s, Maxi Gomez ka kritikuar formën momentale të qendërmbrojtësit Karim Benzema.

Sport

09/11/2020 15:22

Dje, francezi realizoi autogol në humbjen turpëruese ndaj Valencias në “Mestalla” 4 – 1, transmeton lajmi.net.

Nga kritikat e shumta ishte edhe ish agjenti i Benzemas, Gomez, që e ka reprezentuar sulmuesin për plotë 15 vite.

“Që nga ndeshja me Manchester Cityn, Varane ka qenë hija e vetës”, shkroi ai.

27-vjeçari është një ndër lojtarët më të suksesshëm, ngase ka fituar Kupën e Botës, tre herë La Liga-n dhe katër herë Ligën e Kampionëve.

Pavarësisht këtyre kritikave, Varane vazhdon të këtë besimin e plotë të Zidanes./Lajmi.net/