Vinicius: Kritikat janë normal kur përfaqëson klubin më të madh në botë

Sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Junior beson se kritikat janë normale të klubi madrilen.

Sport

07/11/2020 17:14

Asistimi i bukur i brazilianit të Rodrygo i ndihmoi Realit të fitojë ndaj Interit në ndeshjen e kaluar, përcjellë lajmi.net.

Gjatë një bisedë për kanalin e Youtubes, Desimpedidos, Vinicius ka treguar si ia doli të bëjë asistimin.

“Jam shumë i lumtur për fitoren e parë të sezonit në Ligë e Kampionëve. Kur pranova topin, i pashë dy mbrojtës të Interit që afroheshin shpejtë. Unë dhe Rodrygo stërvitemi bashkë në mënyrë të njëjtë, andaj e dija”.

“Kritikat janë normale në klubin më të madh në botë, kur humbët do flasin për ne. Nuk i dëgjojë shumë”, deklaroi ai.

Vinicius pritet të jetë titullarë në ndeshjen e radhës ndaj Valencias, meqenëse Eden Hazard ka rezultuar pozitiv në analizat e Covid-19./Lajmi.net/