Zidane dëshiron transferimin e Lautaros te Real Madrid

Zinedine Zidane dhe drejtuesit e Real Madrid ndajnë mendime të ndryshme rreth përforcimeve në fazën e sulmit.

Sport

07/11/2020 09:18

Raporte të ndryshme thonë se trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, thuhet se preferon transferimin e yllit të Interit, Lautaro Martinez, para talentit të Dortmund, Erling Haaland, përcjell lajmi.net.

Por, ndryshe janë duke menduar drejtuesit e klubit. Ata besojnë se nënshkrimi ideal i tyre do të ishte Haaland.

Të dy këta sulmues janë duke shkëlqyer te skuadrat e tyre

Lautaro ishte dëshirë e Barcelonës edhe në afatin e fundit kalimtar, por kriza financiare e shkaktuar nga COVID-19, bëri që katalanët të heqin dorë nga kjo lëvizje./Lajmi.net/