Real Madrid përgatitet për epokën e re të ‘Galaktikëve’, ky mund të jetë formacioni i ‘çmendur’ me tri super transferime
Real Madridi në verë synon të bëjë tri super transferime, si Kylian Mbappe, Erilng Haaland dhe Eduardo Camavinga.
Sport
“Los Blancos” këtë verë nuk transferuan ndonjë lojtarë shkaku i pandemisë së koronavirusit, derisa vetëm lejojë disa lojtarë të largohen në formë huazimi dhe disa i shiten, përcjellë lajmi.net.
Sipas AS, Zinedine Zidane synon ta transferojë sulmuesin e Borussia Dortmund, Erling Haaland, kur ky i fundit vendos të largohet nga klubi gjerman.
Pos tij, tekniku francez është duke shtyrë klubin madrilen që në verë të bëjë dy transferimet e preferuar Kylian Mbappe dhe Eduardo Camavinga.
Të dy francezët janë duke shkëlqyer, derisa transferimi i të dyve do kushtojë mbi 300 milionë euro.
Ky mund të jetë formacioni i ‘çmendur’ i “Los Blancos” për vitin e radhës:
Courtois, Carvajal, Ramos, Varane, Mendy, Casemiro, Kroos, Camavinga, Mbappe, Haaland, Hazard./Lajmi.net/