Si të largoni stresin me disa metoda shumë të thjeshta
Stresi është një ndër problemet me të cilat secili prej nesh përballet çdo ditë dhe menaxhimi i saj mund të ju duket shumë i vështirë, por jo kur i mësoni këto metoda shumë të lehta!
Fun
Studiuesit thonë se stresi shkakton rreth 50 probleme shëndetësore, raporton “BrightSide”, transmeton lajmi.net.
Sa herë që ne ndjehemi të lodhur, të përgjumur ose shumë emocional pa ndonjë arsye të fortë, shkaktar i kësaj ndjenje është stresi.
Këto janë disa mënyra shumë të thjeshta të cilat do ju ndihmojnë të lironi stresin:

Masazhi i shputave të këmbëve
Stresi shpeshherë manifestohet me dhimbje koke ose të shpinës. Masazhi i shputave të këmbës bënë qarkullimin më të mirë të gjakut në zonat periferike të trupit, duke e liruar tensionin e lartë të gjakut nga koka. Kjo sjellë një ndjenjë relaksimi dhe qetësie tek ne. Përdorni vaj gjatë masazhit, transmeton lajmi.net.

Masazhi i fytyrës
Tensioni në fytyrë është një tejetej simptomë e stresit. Mund të shfaqet si dhimbje e nofullës, kërcitje e dhëmbëve, dridhje e buzës, ose dhimbje e qafës. Edhe për këtë masazh preferohet të përdoret vaj.

Terapia me aromë
Kjo lloj terapie përdorë vajra esencial me aromë të fortë për të liruar stresin. Nuhatja e diçkaje me aromë të fortë shkakton lirimin e tensionit, lufton mërzinë dhe çliron stresin dhe ankthin.

Përtypja e çamçakëzit
Kjo mund të jetë diçka që e keni dëgjuar përpara dhe nuk e keni besuar sepse nuk iu është dukur efikase mjaftueshëm, por është një nga mënyrat më të lehta dhe efektive për të liruar stresin sepse iu dekoncentron nga mendimi i të qenit i stresuar, transmeton lajmi.net.

Masazhi i duarve
Një tjetër metodë që do ju ndihmoj shumë është masazhi i duarve. Është shumë e shpejtë dhe e lehtë. Ju vetëm duhet të zgjatni gishtat dhe pastaj të aplikoni presion në zona të caktuara.

Kontrollimi i frymëmarrjes
Kontrollimi i frymëmarrjes është esencial gjatë përjetimit të stresit. Në situata stresuese ne shpesh marrim frymë më rënd dhe shpejt. Merrni frymë ngadalë me hundë për 5 sekonda, lirojeni frymën me gojë për 7 sekonda. Përsëriteni për rreth 3-4 minuta. /Lajmi.net/