Reali del fitimtar në dramën e pesë golave kundër Interit

Real Madridi më në fund është këndellur në Ligën e Kampionëve duke fituar me rezultat 3 - 2 ndaj Interit.

Sport

03/11/2020 22:50

Ishte Karim Benzema që përfitoi nga gabimi në mbrojtje i Achraf Hakimit duke kaluar portierin dhe zhbllokuar rezultatin (25′), shkruan lajmi.net.

Pas tetë minutave, Sergio Ramos pas harkimit të Toni Kroos dyfishoi shifrat, derisa një aksion i bukur dhe super asistim i Barellas bëri që Martinez të ngushtojë epërsinë.

Në pjesën e dytë, Ivan Perisic barazoi shifrat pas asistimit të Lautaro Martinezit (68′).

Golin e fitores për Realin e shënoi Rodrygo në minutën e 80-të.

Pas kësaj fitore, Reali ngritët në pozitën e tretë me katër pikë, derisa Interi qëndron në fund me dy sosh./Lajmi.net.