Ja mënyra se si mund ta “ri-programoni” trurin tuaj për të zgjedhur frutat para çokollatës
Zgjedhjet e shëndetshme mund të iu duken aq tërheqëse sa ato të shijshmet dhe mënyra është kjo.
Fun
Zgjedhjet e ushqimit të shëndetshëm mund të ri-programohen në trurin tonë duke e ndryshuar aktivitetin e neuroneve, shkruan “DailyMail”.
Kur kemi përpara disa zgjedhje, secila alternativë e ndezë një pjesë të ndryshme të trurit dhe sa më tërheqëse të jetë zgjedhja, aq më i shpejtë do të jetë aktiviteti, transmeton lajmi.net.
Duke punuar me majmunë, ekspertë nga SH.B.A. kanë gjetur se këto neurone vendosin se çfarë vlera ka secila alternativë ndërsa truri punon në gjetjen e një alternative.
Duke e ndryshuar aktivitetin e neuroneve, shkencëtaret arritën të influencojnë majmunet në zgjedhjen ushqimore që ata bëjnë.

Ky zbulim mund të ndihmoj në trajtimin e varësive, në problemet e të ngrënit, në depresion dhe probleme të tjera të cilat lidhen me bërjen e zgjedhjeve jo të mira.
Personat me probleme mendore vazhdimisht bëjnë zgjedhje të dobëta dhe doktorët gjithherë e kanë pasur të vështirë ta kuptojnë pse, por me këtë zbulim mund t’i përafrohen arsyes.
Tani është kuptuar se shumë zgjedhje varen plotësisht nga mekanizmat nervorë.
Qendra në tru që i merr këto vendime është korteksi obritofrontal, që gjendet në zonën mbi sytë.
Duke e deshifruar efektin e neuroneve në bërjen e zgjedhjeve do të jetë gjithashtu më e lehtë të futemi më thellë në kuptimin e të mësuarit, emocioneve, vëmendjes dhe aspekteve motorike. /Lajmi.net/