Conte: Kam refuzuar ofertën që të jem trajner i Real Madridit

Inter viziton sot Madridin në një ndeshje të rrethit të tretë në Ligën e Kampionëve.

Sport

03/11/2020 09:18

Në konferencën për shtyp para këtij dueli, Antonio Conte u pyet nëse dëshiron të bëhet trajner i Real Madrid në të ardhmen.

“Tani jam trajner i Interit dhe jam i përqendruar në këtë klub. Ne filluam një projekt që më entuziazmon, krijojmë diçka të rëndësishme. Në të kaluarën unë kisha mundësinë të ulesha në stol te Real Madrid, por tani nuk është koha të flas për këtë. Unë jam mirënjohës për ofertën dhe atë shans. Unë kam qenë vërtet afër Real Madridit për disa momente, tani gjithçka është pas meje”, tha Conte.

Interi në grupin B ka dy pikë pas dy ndeshjeve të para, ndërsa Real Madrid vetëm një sosh. /Lajmi.net/