Vetura nuk ndizej, gjarpri gjigant kishte hyrë në motor
Një gjarpër shumë i madh i ka bllokuar veturën një personi, duke hyrë në pjesën e përparme të motorit. Në video shihet pronari i veturës me ndihmë speciale duke u munduar ta largojnë gjarpërin i cili është shtrirë në gjithë hapësirat e pjesës së përparme të veturës. Ata me mjete e duar mundohen ta largojnë…
Fun
Një gjarpër shumë i madh i ka bllokuar veturën një personi, duke hyrë në pjesën e përparme të motorit. Në video shihet pronari i veturës me ndihmë speciale duke u munduar ta largojnë gjarpërin i cili është shtrirë në gjithë hapësirat e pjesës së përparme të veturës.
Ata me mjete e duar mundohen ta largojnë gjigantin i cili duket se vetë ka hyrë gjatë natës në pjesën e motorit megjithëse ishte e mbyllur. Pas shumë mundimeve, ata arritën ta nxjerrin nga vendi dhe ta vënë në tokë, për ta mbështjellë më pas në një qese plastike gjarëprin gjigant.