Ylli i Kosovës konfirmon ftesën e Challandesit për ndeshjet e nëntorit

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Florent Hadërgjonaj ka konfirmuar ftesën nga përzgjedhësi Bernard Challandes, për sfidat e nëntorit.

Sport

02/11/2020 14:14

Kosova do zhvillojë tri ndeshje tejet interesante në nëntor, dy prej tyre në Ligën e Kombeve dhe një miqësore, shkruan lajmi.net.

Hadërgjonaj përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur që është ftuar nga tekniku zviceran.

Ndërkohë, kujtojmë se Kosova me 11 nëntor është mysafirë i Shqipërisë, pastaj zhvillon ndeshjet ndaj Sllovenisë dhe Maldovisë./Lajmi.net/