Mungesë tejet e madhe për Conten, Lukaku rrezikon të humbë edhe sfidën ndaj Atalantas

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku do t'i duhet një mrekulli të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Real Madridit, derisa rrezikon të humbë edhe ndeshjen ndaj Atalantas gjithashtu.

Sport

02/11/2020 11:48

Sipas Tuttosport, belgu mund të humbasë këto dy sfida, derisa gjiganti italian shpreson ta mbajë në skuadër dhe të mos e lejojë të rikthehet të Kombëtarja e Belgjikës, transmeton lajmi.net.

Sulmuesi është duke vuajtur nga lëndimi në kofshë, kurse Belgjika zhvillon tri ndeshje në nëntor, andaj drejtori sportiv Beppe Moratta është duke i bërë presion lojtarit që të qëndrojë në Milan.

Lukaku që nuk pritet të udhëtojë në Madrid ka shënuar shtatë gola në të gjitha garat, pesë në Seria A dhe dy në Ligën e Kampionëve./Lajmi.net.