Princi Leka II dhe princesha Elia publikojnë foton e parë familjare me princeshën e sapolindur Geraldinë
Princesha e lindur me 22 tetor të këtij viti nuk është parë akoma në asnjë fotografi që nga lindja e saj, por fotografia e parë është publikuar.
Fun
Qifti i martuar në vitin 2016, me 22 tetor 2020 priti në jetë foshnjën e tyre të parë, princeshën Geraldinë, të cilës ju dha emri pas stërgjyshes së vetë, mbretëreshës që tanimë ka ndërruar jetë, shkruan “DailyMail”, transmeton lajmi.net.
Leka dje publikoi foton e parë familjare, ku shihet princesha Elia duke mbajtur në krahë foshnjën e sapolindur, dhe Leka duke i soditur ato.

Me publikimin e fotos online, Leka shkruajti: “të dashur miq, ne ju falënderojmë përzemërsisht për gjithë urimet me rastin e lindjes së bijës sonë, Geraldinë. Të jesh prind është një bekim, për të cilin i qofshim falë Zotit që po e shijojmë të dy bashkë”.
Ai vazhdoi: “Ditëlindja e princeshës sonë ishte shumë emocionuese për ne, sepse ajo erdhi në jetë ditën që u bënë 18 vite nga vdekja e mbretëreshës Geraldinë. Për ne kjo ishte një përshëndetje nga engjëjt”.

“Ne si prindër i dëshirojmë princeshës së vogël Geraldinë që të rritet e shëndetshme, të ketë një zemër plot dashuri, të dojë dhe vlerësojë jetën dhe që jeta ta bekojë vogëlushen tonë me butësi dhe ëmbëlsi”, përmbylli ai.
Leka II për momentin nuk ka një pasardhës djalë, prandaj pasardhësi i tij për momentin është kushëriri i tij i parë, Skënder Zogu. /Lajmi.net/