Prodhimi i makinave në Mbretërinë e Bashkuar gjatë shtatorit ra në nivelin më të ulët në 25 vjet

Sipas shifrave të fundit nga Shoqëria e Prodhuesve dhe Tregtarëve të Motorëve (SMMT) kjo shifër është alarmante për industrinë e makinave.

Auto & Tek

29/10/2020 12:56

Vetëm 114.732 makina u shitën nga fabrikat në Mbretërinë e Bashkuar muajin e kaluar, rreth 6000 (5.0%) më pak se në Shtator 2019, pasi firmat e makinave vazhdojnë të vuajnë efektet e pasigurisë së lidhur me pandeminë e koronavirusit, shkruan “Autocar”, transmeton lajmi.net.

Shefi i SMMT Mike Hawes tha: “Këto shifra janë akoma më të zymta për Automotorikën e Mbretërisë së Bashkuar pasi koronavirusi vazhdon të bëjë nam si në familje ashtu edhe në tregjet kryesore jashtë shtetit”.

Ndikimi më i madh është ndjerë në eksporte, të cilat ranë 9.7% në muaj. Vetëm 87,533 modele ishin të destinuara për eksport.

Eksportet në SH.B.A. u goditën veçanërisht keq, duke rënë me 30.0%, ndërsa eksportet në Kinë dhe BE gjithashtu ranë, por me një diferencë më të vogël, me 1.2% dhe 3.3%

Shifrat e fundit nënkuptojnë që prodhimi i makinave në Mbretërinë e Bashkuar ka rënë 35.9% më krahasim me nivelet e vitit 2019.

Vështrimi i fundit i pavarur parashikon që fabrikat do të bëjnë më pak se 885,000 makina në vitin 2020.

Nëse kjo rezulton të jetë kështu, do të ishte hera e parë që Mbretëria e Bashkuar nuk arrin të prodhojë të paktën një milion makina në vit që nga viti 2009. /Lajmi.net/