Shpërthim në Turqi, dyshohet për sulm terrorist
Guvernatori i provincës Hatay, Rahmi Doğan, njoftoi se nuk ka pasur viktima nga incidenti

Bota
Ambulancat dhe skuadrat e policisë janë dërguar në rrethin İskenderun të provincës jugore turke Hatay, pasi një shpërthim ka tronditur qendrën e qytetit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shpërthimi goditi rrugën Fener të qytetit, e cila është mbyllur për trafik pas incidentit.
Guvernatori i provincës Hatay, Rahmi Doğan, në llogarinë e tij në twitter njoftoi se nuk ka pasur viktima nga incidenti.
Doğan tha se shpërthimi ndodhi menjëherë pasi forcat e sigurisë neutralizuan njërin nga dy terroristët e dyshuar, të cilët po i ndiqnin.
Ai shtoi se operacioni është duke vazhduar.