Një këmbësorë goditet nga vetura në rrugën ‘Mon Balaj’ në Prishtinë
Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 17:45 në qendër të Prishtinës.

Lajme
Saktësisht në rrugën ‘Mon Balaj’në afërsi të QKMF-së, një këmbësorë është goditur nga një veturë në lëvizje, duke i shkaktuar kështu lëndime trupore.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha tha për lajmi.net se Njësia Patrulluese ka dal në vendin e ngjarjes për të trajtuar rastin dhe të kryej hetimet e nevojshme.
“Të gjitha ekipet relevante janë informuar, përfshirë edhe Ndihmën e shpejtë”, tha Hoxha./Lajmi.net/