Kean flet pas ndeshjes, thotë se është i lumtur të luajë kudo që trajneri e cakton

Moise Kean ka pasur mbrëmë minutat e tij në dispozicion, në  fitoren e PSG kundër Dijon.

Sport

25/10/2020 10:58

I huazuari nga Everton ishte i kënaqur me golin e parë me fanellën e Paris Saint Germain.

Pas ndeshjes ai ka thënë se është i lumtur të luajë në secilën prej pozitave që trajneri cakton.

“Po shkon mirë. Skuadra dhe stafi janë të shkëlqyer. Ne po punojmë shumë për të ecur para”, ka thënë italiani, transmeton lajmi.net.

“Unë jam stërvitur shumë këtë javë dhe isha i aftë të shënoja dhe t’i ndihmoja skuadrës”, ka shtuar Kean.

“Pozita ime e preferuar është aty ku shënoj gola. Jam gati të luaj kudo që më vendos trajneri. Do të jap më të mirën për skuadrën”, ishin fjalët e 20 vjeçarit.

Moise Kean nuk ka harruar që të përshëndeste edhe veprimin e Neymar, ky i fundit që ‘i fali’ golin italianit. /Lajmi.net/