Reali pa Ramosin kundër Shakhtarit në Ligën e Kampionëve
Real Madrid të mërkurën zhvillon ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve këtë sezon.
Sport
‘Los Blancos’ në shtëpi do të presin skuadrën nga Ukraina, Shakhtar Donetsk, në ndeshjen që fillon nga ora 18:55.
Në këtë ndeshje, trajneri Zinedine Zidane nuk do të mund të llogarisë në Sergio Ramos, i cili është lënduar, shkruan lajmi.net.
Ramos nuk figuron në listën e lojtarëve të ftuar për këtë ndeshje.
19 lojtarë janë ftuar nga Zidane, mes tyre edhe Karim Benzema, Asensio dhe Vinicius Junior./Lajmi.net/