Bayern shkatërron Armininë, kthehet në rrugën e fitoreve – shkëlqejnë Lewandowski e Muller

Bayern Munich është kthyer në rrugën e fitoreve në Bundesliga.

Sport

17/10/2020 20:20

Kampionët e Gjermanisë kanë deklasuar skuadrën e Arminia Bielefeld, duke e mposhtur me rezultatin 1:4, shkruan lajmi.net

Në këtë ndeshje ishin Robert Lewandowski dhe Thomas Muller ata që shkëlqyen, duke shënuar nga dy gola secili.

Gjermani fillimisht gjeti golin në minutën e 8’, për rezultatin 0:1,  kurse pas tij shënoi Robert Lewandowski në minutën e 26 dhe 45+1.

Muller shënoi golin e dytë në minutën e 51’, për 0:4, kurse vendasit r eaguan me Doan në minutën e 58’, për rezultatin 1:4.

Bayern mbeti me 10 lojtarë në minutën e 74’, pasi Corentin Tolisso u ndëshkua me karton të kuq, por kjo nuk solli ndryshime të mëdha në lojë.

Me tri pikët e sontme, Bayern shkon në kuotën e nëntë pikëve, kurse Arminia Bielefeld mbetet me 4 pikë. /Lajmi.net/