Courtois: Hazard do të shpërthejë te Real Madridi
Thibaut Courtois ka shprehur besimin e tij të plotë në Eden Hazard.
Sport
Portieri i kombëtares së Belgjikës beson se shokut të tij të skuadrës nuk do t’i duhet shumë kohë për të treguar veten me fanellën e ‘Los Blancos’.
Courtois ka thënë se Hazard do të shpërthejë me fanellën e bardhë, përkundër se deri më tani nuk ka treguar shumë, ndonëse si pasojë e lëndimeve që e përcollën.
“Hazard? Nuk kam dyshime, jam i sigurt se do të shohim më të mirën nga Eden Hazard”, ka thënë Courtois, transmeton lajmi.net.
“Ai është i pari me dëshirën për të treguar këtë. E shoh atë shumë të mirë, me shpresën se ai mund ta provojë këtë”, shtoi portieri belg.
Thibaut Courtois dhe Eden Hazard janë shokë skuadre te kombëtarja e Belgjikës dhe skuadra e Real Madrid. /Lajmi.net/