Hyseni në Itali, merr mbështetje për përfundimin e dialogut me njohje reciproke

Koordinator Nacional për dialogun Kosovë-Serbi, Skënder Hyseni po qëndron në kryeqytetin italian, ku është takuar me, Piero Fassino, kryetar i komisionit për politikë të jashtme, me të cilin, siç tha ai, janë pajtuar plotësisht që dialogu duhet të përmbyllet me njohje reciproke.

Lajme

14/10/2020 14:20

Hyseni përmes një postimi në facebook njoftoi se si në të gjitha takimet tjera edhe në Itali në fokus të bisedës ishte dialogu Kosovë Serbi.

Postimi i plotë:

Ditën e dytë të qëndrimit në Rome, sot, në Parlamentin Italian u prita nga Piero Fassino, kryetar i komisionit për politikë të jashtme. Bëmë një bisedë të gjatë dhe të hapur për zhvillimet më të reja në Kosovë dhe rajon.

Si në të gjitha takimet tjera edhe ketu në fokus të bisedës ishte dialogu Kosovë Serbi. Kishim pajtim të plotë me kryetarin Fassino se dialogu duhet te dinamizohet me qellim të përmbylljes sa më të shpejtë dhe normaliziit të plotë të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë përmes njohjes reciproke si e vetmja zgjidhje e qëndrusheme afatgjate. S.H. /Lajmi.net/