Kurti pret profesorin amerikan Daniel Serwer: Diskutuam për BE-në, NATO-n dhe sfidat e sigurisë për Kosovën
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se sot ka pritur në Zyrën e Kryeministrit profesorin amerikan dhe njohësin e çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, me të cilin zhvilloi një takim që e cilësoi si të përzemërt dhe frymëzues. Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha se ishte kënaqësi ta takonte sërish profesorin…
Lajme
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se sot ka pritur në Zyrën e Kryeministrit profesorin amerikan dhe njohësin e çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, me të cilin zhvilloi një takim që e cilësoi si të përzemërt dhe frymëzues.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha se ishte kënaqësi ta takonte sërish profesorin Serwer, duke theksuar se ai ishte mysafiri i parë amerikan të cilit ia uroi përvjetorin e 250-të të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sipas Kurtit, gjatë takimit u diskutua për një gamë të gjerë temash me rëndësi për Kosovën, përfshirë situatën e brendshme politike, hapat që vendi po ndërmerr në kuadër të përgatitjeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe NATO, si dhe zhvillimet aktuale gjeopolitike dhe ndikimin e tyre në sigurinë e Kosovës.
Kryeministri në detyrë vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme të profesorit Serwer ndaj Kosovës, duke e cilësuar atë si një mik të madh të vendit.
“Kosova është me fat që e ka një mik si Daniel Serwer, i cili kurrë nuk ka hezituar të flasë të vërtetën për popullin tonë dhe kërcënimet që paraqet Serbia ndaj sigurisë rajonale”, shkroi Kurti në postimin e tij. /Lajmi.net/