Tejkaloi në kthesë dhe rrezikoi trafikun, Policia e Pejës e ndëshkon me 200 euro dhe ia ndalon vozitjen për tre muaj
Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia Rajonale e Trafikut në Pejë, ka ndërmarrë masa ndaj një shoferi që u filmua duke kryer një tejkalim të rrezikshëm në kthesë, duke rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion. Sipas njoftimit të Policisë, rasti kishte marrë vëmendje pasi videoja e manovrës ishte publikuar në portale më 28 qershor 2026, ndërsa…
Lajme
Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia Rajonale e Trafikut në Pejë, ka ndërmarrë masa ndaj një shoferi që u filmua duke kryer një tejkalim të rrezikshëm në kthesë, duke rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti kishte marrë vëmendje pasi videoja e manovrës ishte publikuar në portale më 28 qershor 2026, ndërsa incizimi ishte dërguar edhe përmes aplikacionit Viber.
Pas identifikimit të kundërvajtësit, Policia ka shqiptuar këto masa:
200 euro gjobë;
2 pikë negative në patentë-shofer;
Masë mbrojtëse prej tre muajsh, respektivisht ndalim i drejtimit të automjetit.
Policia e Kosovës theksoi se Njësia Rajonale e Trafikut në Pejë do të vazhdojë të ndërmarrë masa parandaluese dhe ligjore ndaj të gjithë drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e komunikacionit dhe rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve në trafik. /Lajmi.net/