Kapitenia detare i kthen përgjigje një komentuesi seksist në një mënyrë të mrekullueshme
Cila është mënyra më e mirë që të përballeni me injorant?
Fun
Një mësim i mirë nga një kapitene detare e quajtur Kate McCue, e cila u përgjigj ndaj një komenti seksist që i kishte bërë një komentues në TikTok, transmeton lajmi.net.
McCue është kapitene detare me shume ndjekës në rrjetet sociale si Instagarm dhe TikTok. Ajo është femra e parë Amerikane që është kapitene detare.
BRILLIANT. Did not expect that… ??❤️ pic.twitter.com/cx4dJBNmTY
— Jay Arnold (@jadedcreative) October 4, 2020
Por kjo nuk i ndaloi njerëzit që të bëjnë komente me injorancë. Njëri ndër ta është një nga komentet që e pyet kapitenen: “Si mund të jeni kapitene? (Your- e juaja) jeni vetëm një femër.”
Në një video të shkurtër në TikTok ajo i përgjigjet duke i treguar dallimin e fjalës (Your- E juaja) dhe fjalës (You’re- Ju jeni).
Ajo në mënyrë edukative i tregon gabimin gramatikor që ka bërë komentuesi duke i thënë se në çdo rast nevoje për ndihmë të tillë, do ta gjeni tek karrigia e kapitenes aty ku ajo është gjithmonë. /Lajmi.net/