Njerëzit në Kinë tani mund të shfrytëzojnë taksi robot
Taksitë pa shoferë janë tani në dispozicion të njerëzve në qytetin më të madh të Kinës, Shanghai.
Auto & Tek
Një kompani e mbështetur nga gjiganti i teknologjisë dhe shitjes me pakicë në internet Alibaba, ka filluar të ofrojë shërbime falas me taksi, duke përdorur një sërë makinash robot.
Kjo po ndodh në një zonë të vogël të Shangait, përcjell BBC, transmeton Klan Kosova.
Robin Brant, është një prej banorëve që tashmë testoi këtë lloj makine.
Ai doli të jetë i kënaqur me shërbimin që iu ofrua.