Guardiola nuk di për të ardhmen e Garcia, Barcelona gati për lëvizjen e radhës
Eric Garcia me shumë gjasë do të jetë lojtar i Barcelonës.
Sport
Barcelona janë të vendosur të përforcojnë radhët e mbrojtjes, me synimin kryesor te ylli i Manchester City, Eric Garcia.
Garcia ka qenë edhe më parë pjesë e Barcelonës, në akademi, por te Man City pa një rritje të madhe në cilësi, për të fituar besimin e Barcelonës.
Lidhur me të ardhmen e lojtarit ka folur edhe trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, duke pranuar se nuk di shumë për atë se çfarë do të ndodh.
“Sot ai është lojtari ynë, të hënën përfundon merkatoja, kështu që unë nuk e di, nuk e di saktësisht se çfarë do të ndodh”, ka thënë Guardiola, transmeton lajmi.net.
“E di se ai dëshiron të jetoj atje, e di se Barcelona e do atë, por unë mendoj se nuk ka marrëveshje mes klubeve”, shtoi katalani.
“Kjo është çfarë di tani, por nuk di si përfundon”, tha mes tjerash ish trajneri i Barcelonës.
Manchester City tashmë kanë emra të rinj në mbrojtje, me Nathan Ake e Ruben Dias që iu bashkuan së fundmi ekipit. /Lajmi.net/