Bayern transferon Odoin në formë huazimi, me obligim blerjeje në vitin 2021
Bayern Munich do të shtojnë edhe një përforcim në radhët e tyre.
Sport
Skuadra e Chelsea është gati të heq dorë nga kartoni i Callum Hudson-Odoi, për ta lënë lojtarin t’i bashkohet Bayernit.
Bavarezët pritet ta transferojnë lojtarin fillimisht në formë huazimi, transmeton lajmi.net.
Ky huazim do të përcillet me obligim për blerjen e kartonit, mëson ‘Goal’.
Bavarezët kanë tentuar për lojtarin tashmë në tri merkatot e fundit dhe duket se kësaj radhe do të finalizojnë marrëveshjen.
19 vjeçari i Chelsea ka edhe katër vite kontratë me ‘Blutë’ e Londrës. /Lajmi.net/