Hoti me ministrat niset për Kosovë, ky është autobusi me të cilin po udhëtojnë

Kabineti qeveritar i kryeministrit Avdullah Hoti në rend për një kanë hypur në autobus për t’ia mësyrë vendit pas mbledhjes së përbashkët me qeverinë shqiptare.

Lajme

02/10/2020 14:54

Ashtu siç erdhën në Tiranë, ata po rikthehen të gjithë bashkë me autobus, por me forca të shtuara të policisë.

Në Tiranë ata nënshkruan një marrëveshje 14-pikëshe me qeverinë shqiptare.

Pas takimit dy kryeministrat mbajtën edhe një konferencë për media. /Lajmi.net/