Miratohet shmangia nga afati procedural për shqyrtimin e projektligjit për Specialen
Me 90 vota për, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë mriatuar shmangien nga afati procedural për shqyrtimin e projektligjit për Gjykatën Speciale. Me këtë vendim, Kuvendi i ka hapur rrugë shqyrtimit të projektligjit jashtë afateve të zakonshme procedurale. Projektligji lidhet me mënyrën e kontrollit të kushtetutshmërisë së ligjit për Dhomat e Specializuara, ndërsa propozimi ka…
Lajme
Me 90 vota për, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë mriatuar shmangien nga afati procedural për shqyrtimin e projektligjit për Gjykatën Speciale.
Me këtë vendim, Kuvendi i ka hapur rrugë shqyrtimit të projektligjit jashtë afateve të zakonshme procedurale.
Projektligji lidhet me mënyrën e kontrollit të kushtetutshmërisë së ligjit për Dhomat e Specializuara, ndërsa propozimi ka nxitur diskutime dhe reagime të ndryshme në Kuvend dhe në opinionin publik.
Ndryshimet synojnë që çështjet që lidhen me kontrollin e kushtetutshmërisë të trajtohen nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në vend të Dhomës Kushtetuese të Dhomave të Specializuara në Hagë.
Votimi për shmangien e afatit procedural nuk nënkupton miratimin përfundimtar të projektligjit, por i mundëson Kuvendit që të vijojë me procedurat e shqyrtimit të tij.
Debati për këtë çështje pritet të vazhdojë gjatë shqyrtimit të projektligjit nga deputetët, ndërsa mbetet për t’u parë nëse ndryshimet e propozuara do të marrin mbështetjen e nevojshme për miratim përfundimtar.