Adoleshentja që krijon stile mahnitëse të flokëve
Nga stina në stinë njerëzit ndryshojnë stilet e flokëve për ti dhënë një pamje më të përshtatshme.
Fun
Mund të ndiheni shumë krenarë nëse bëni një lidhje të thjeshtë të flokëve, por shikoni një adoleshente se çfarë forma mahnitëse u jep flokëve, transmeton lajmi.net.
Milena Diekmann, 17-vjeçare krijon forma mahnitëse të flokëve, ajo i ka mësuar duke i praktikuar në flokët e saj.
Të gjitha stilet i bënë publike në Instagramin e saj që ka 35 mijë ndjekës.
Ajo gjithashtu ndan udhëzime se si të krijoni disa nga pamjet e shikuara në profilet e saj të mediave sociale.
Ju mund të gjeni modele flokësh që duken sikur janë drejtpërdrejt nga një karakter i Game of Thrones, ose gërsheta të flokëve të ylberit, dhe shtesa të komplikuara që mund të jenë ideale për dasma. /Lajmi.net/






