Drenica e Gjilani ndajnë pikët, barazojnë pa gola
Ka përfunduar ndeshja e fundit e xhiros së katërt në Superligën e Kosovës, mes Drenicës dhe Gjilanit.
Sport
Takimi ka përfunduar baras, pa gola, edhepse të dyja ekipet kishin rastet e tyre.
Momenti më interesant i kësaj sfide ndodhi 10 minuta para fundit të gjysmës së parë, kur Albutrint Morina i Drenicës luajti me dorë brenda zonës.
Gjyqtari Dardan Çaka akordoi penallti për mysafirët. Megjithatë, pas konsultimit me gjyqtarin e katërt Alban Shala, Çaka vendosi ta anulonte vendimin e dhënë.
Pas katër ndeshjeve të para, të dyja ekipet tubojnë nga pesë pikë dhe ndajnë pozitën 5 respektivisht 6. /Lajmi.net/