Pasagjerja e “pushtuar nga djalli” fluturon sipër kabinës së aeroplanit
Një grua është filmuar brenda një aeroplani, pika e uljes të së cilit ishte Michigani në SHBA, duke “fluturuar” brenda kabinës. Dëshmitarë të ngjarjes pohuan se ajo po sillje sikurse ta kishte pushtuar djalli.
Fun
Videoja është filmuar nga një pasagjer tjetër që ishte brenda mjetit flutures, teksa në të tregohet gruaja duke bërtitur derisa qëndronte mbi karrige, raportojnë mediet amerikane, transmeton lajmi.net.
Pasagjerja liroi bërtima teksa qëndronte sipër kabinës së aeroplanit. Ekuipazhi i aeroplanit vazhdimisht i kërkonte të zbriste, por ajo i injoronte kërkesat e tyre.
Në videoja, ajo dëgjohet duke thënë në piskamë: “të gjithë do kryejmë marrëdhënie seksuale”.
Me të kuptuar se situata po acaronte pasagjerët e tjerë, personeli i aeroplanit, siç tregohet edhe në video, ndërhyn dhe e nxjerrë nga aeroplani në pikën më të afërt të uljes. Ajo më pas u dorëzua në polici. /Lajmi.net/